10 milionë ukrainas mbesin pa rrymë pas sulmeve ruse
Të paktën shtatë persona u vranë në sulme

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se 10 milionë ukrainas janë pa energji elektrike pas një vale të re të sulmeve me raketa nga Rusia.
Të paktën shtatë persona u vranë në sulme, ndërsa numri viktimave mund të rritet.
“Ne po bëjmë gjithçka për të normalizuar furnizimin”, tha Zelensky në fjalimin e tij të natës.
Mbrojtja ajrore e Ukrainës arriti të rrëzojë gjashtë raketa lundrimi dhe pesë dronë, shtoi ai.
Të enjten, Rusia goditi Ukrainën me një breshëri të re raketash, duke goditur më shumë instalime energjetike dhe ndërtesa civile.
Njerëzit në Kiev u zgjuan nga një batanije dëbore të enjten në mëngjes dhe mbylljet emergjente të energjisë kanë bërë që shumë të mbesin pa ngrohje në shtëpitë e tyre.
Ato që vuajnë nga ndërprerjet e energjisë janë kryesisht në kryeqytet, Kiev, në qytetin perëndimor të Vinnytsia, në qytetin port të Odesa-s në jug-perëndim dhe në Sumy në veri-lindje./21Media