Kaloni te përmbajtja kryesore

10 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës në gjendje të rëndë

 

54 pacientë të infektuar me koronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Nga spitali kanë njoftuar se 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa 38 janë në oksigjenoterapi dhe 2 të tjerë janë në respirator (CPAP).

“54 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 pacientë janë në Respirator (CPAP), 38 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 1 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 625 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 49 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button