10 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

 

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 2 mijë e 755 teste, ndërsa janë regjistruar 23 raste të reja me COVID-19.

Rastet pozitive janë nga: në Shkupi – 15, Kumanova dhe Prilepi nga 2, Ohri, Strumica, Kërçova dhe Kratova nga 1.

Sot janë regjistruar edhe 1.191 pacientë të shëruar nga COVID-19, ndërkaq betejën me virusin e kanë humbur 10 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 155 mijë e 269 raste, prej të cilëve 148 mijë e 664 janë shëruar, kurse 5 mijë e 408 kanë ndërruar jetë, ndërsa ka 1 mijë e 197 raste aktive me COVID-19./21Media

Back to top button