10-vjeçari i vdekur gjendet në një valixhe, arrestohet nëna

Policia franceze ka arrestuar një nënë të dyshuar për vrasjen e djalit të saj. Pasi trupi i një fëmije dhjetë vjeçar u gjet në një valixhe në një kontejner plehrash në zonën e madhe të Parisit.
Hetuesit arrestuan nënën 33-vjeçare e cila tani është në paraburgim, tha prokurorja Laureline Peyrefitte për dpa të premten.
Djali u zbulua një ditë më parë në kontejnerin rreth 100 metra larg banesës së tij kishte një sërë plagësh me thikë, transmeton rtv21.tv.
Babai kishte raportuar të zhdukur gruan dhe djalin e tij pasi u kthye në shtëpi nga puna të mërkurën në mbrëmje, kur të dy nuk ishin në shtëpi. Aty policia gjeti gjurmë gjaku, gjë që tregonte për krim.
Sipas mediave, nëna ishte e paqëndrueshme mendërisht, çifti mësohet se ka qenë në një situatë ndarjeje./21Media

Back to top button