100 banesa të dëmtuara nga tërmeti në fshatrat e Bulqizës
Lëkundje tërmeti me magnitudë 4.5 u regjistruan në qarkun e Dibrës në datën 29 tetor 2021, derisa shkoi në 100 numri i banesave që u dëmtuan.
Nga verifikimet e bëra në terren u konstatuan të dëmtuara 100 banesa, nga t,137 cilat 60-70 banesa të dëmtuara lehtë dhe 30 banesa me dëmtime të mesme.
Shtëpitë e dëmtuara janë në këto Njësi Administrative:
Njësia Administrative Shupenzë – 25 banesa
Njësia Administrative Zerqan- 22 banesa
Njësia Administrative Fushë-Bulqize 18 benesa
Njësia Administrative Gjoricë- 11 banesa
Njësia Administrative Ostren- 9 banesa
Njësia Administrative Trebisht – 6 banesa
Njësia Administrative Martanesh -6 banesa
Njësia Administrative-Bulqizë -3 banesa
Grupet e verifikimit të Bashkisë Bulqizë janë në terren për verifikimin dhe vlerësimin e dëmeve në territor./oranews