100 euro gjobë për qytetarën që hodhi mbeturinat nga dritarja
Inspektoriati i Komunës së Prishtinës ka gjobitur me 100 euro qytetarën që hodhi mbeturinat nga dritarja e banesës.
Mbrëmjen e kaluar në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku shihet nje vajzë duke hedhur mbeturina nga dritarja e banesës përkatësisht nga kat ii tretë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi ndaj këtij akti.
Drejtori i Inspekcionit të Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, ka bërë të ditur lajmin se e njëjta është gjobitur.
Tutje, Tahiri ka falënderuar qytetarët për denoncimin publik të rasteve të tilla./21Media