​100 xhudistë nga 15 shtete do të zbarkojnë në Kosovë

Federata e Xhudos e Kosovës ka bërë të ditur se muaji prill po i dedikohet komponentës së “Diplomacisë publike”, e cila është në kuadër të programit shtetëror “Kosova, shtet i xhudos”.

Sukseset e pandalshme të sportit të xhudos, duke përfshirë këtu organizimin e fundit të Kampionatit të Hapur Evropian të xhudos në Kosovë, kanë bërë që të përmirësohet imazhi pozitiv i vendit tonë, gjë kjo që është shndërruar në një shtyllë jetike të përpjekjeve të diplomacisë publike.

Muaji prill për Federatën e Xhudos ka filluar me pritjen e ekipit të xhudistëve nga Panamaja, ndërkaq përgjatë këtij muaji në Kosovë do të zbarkojnë edhe 100 xhudistë nga 15 shtete të ndryshme, duke forcuar më tej rolin e xhudos si një mjet i fuqishëm për nxitjen e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Back to top button