Qeveria dhe AKP dështojnë në lirimin e pronave të uzurpuara në veri

Shatri thotë se AKP-ja nuk ka evidenca fare sa pasuri ka në veri dhe nuk kanë mundësi as t’i nisw procedurat për privatizim

Edhe përkundër premtimeve të Qeverisë dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit për lirimin e qindrave pronave në veri të Kosovës, tani e 18 vjet pas çlirimit, ato vazhdojnë të tjetërsohen dhe të mos kalojnë në pronësi të AKP-së, në mënyrë që të jepen me qera apo të dalin në privatizim.

Pavarësisht se drejtues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit(AKP), deklarojnë se kanë bashkëpunim të mirë me kryetarin komunës së Mitrovicës Veriore, Goran Rakiç, ende nuk ka rezultate të dukshme për lirimin e 25 pronave të uzurpuara që janë të evidentuara nga AKP në atë pjesë.

Kryetari i Bordit të AKP-së, Petrit Gashi thotë se çështjen e trajtimit të ndërmarrjeve shoqërore të uzurpuara në komunën e Mitrovicës së Veriut fillimisht e kanë menduar ta bëjnë në mënyrë institucionale me drejtues të komunave, për çka janë në negocim jointensiv. Andaj, nuk ka mënyrë tjetër nga AKP-ja, për trajtimin e pronave të uzurpuara në atë pjesë.

Ndërsa, njohës të çështjes së ekonomisë thonë se AKP nuk ka të dhëna të sakta për numrin e pronave të uzurpuara në veri dhe as që do të ketë mundësi AKP t’i lirojw ato prona.

Ish-ministri i Ekonomisë, Haki Shatri për KosovaPress theksoi se uzurpimi i pronave nuk është problem vetëm në veri të Mitrovicës, por në të gjitha komunat ku udhëheqin pushtetin lokal nga kryetarët serb.

Shatri thotë se AKP-ja nuk ka evidenca fare sa pasuri ka në veri dhe nuk kanë mundësi as t’i nisë procedurat për privatizim.

 

Anëtari i Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Besim Beqaj thotë se përveç evidentimit të pronave të uzurpuara në veri AKP, duhet të jap raport edhe për hapësirat gjeografike se ku gjenden pronat e uzurpuara.

 

AKP po synon të paktën të përfitojë edhe nga qira-marrja nga këto prona të uzurpuara në veri të Kosovës

Back to top button