Pas sulmeve amerikane në Jemen, Irani lëshon një paralajmërim

Irani ka paralajmëruar të dielën SHBA-në lidhur me shënjestrimin e dy anijeve të mallrave në Lindje të Mesme, të cilat janë dyshuar se shërbejnë si bazë operative për komandot iraniane. Paralajmërimi erdhi pasi SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar lansuan sulme masive ajrore kundër rebelëve Houthi në Jemen.

Deklarata nga Irani për anijet “Behshad” dhe “Saviz” duket se po sinjalizojnë rritjen e shqetësimeve të Teheranit lidhur me sulmet amerikane në ditët e fundit në Irak, Siri dhe Jemen, të cilat shënjestruan grupet që mbështeten nga Irani.

Këto sulme, një hakmarrje ndaj vrasjes së tre ushtarëve amerikanë dhe plagosjes së dhjetëra të tjerëve në Jordani, që të gjitha rrjedhin nga lufta e Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës. Kjo luftë ka përshkallëzuar tensionet në të gjithë Lindjen e Mesme dhe ka ngritur frikën e shpërthimit të një konflikti rajonal.

Në sulmet në Jemen gjatë orëve të hershme të së dielës u goditën gjashtë provinca të Jemenit që mbahen nga rebelët Houthi, përfshirë edhe kryeqendrën Sanna. Houthit nuk kanë dhënë ndonjë vlerësim të dëmeve, por SHBA-ja ka thënë se ka goditur arsenale raketash, vendet për lëshim të raketave dhe po ashtu helikopterët e përdorur nga rebelët.

“Këto sulme s’do t’i dekurajojnë forcat jemenase dhe shtetin që të ruajnë mbështetjen për palestinezët përballë pushtimit sionist dhe krimeve”, tha zëdhënësi i Ushtrisë së Houthive, gjenerali Yahya Saree. “Sulmet ajrore të agresorëve s’do të mbeten pa përgjigje”.

Ministri i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, ka paralajmëruar Houthit se “do të vazhdojnë të përballen me pasoja nëse nuk i ndalin sulmet ilegale”. Këtë mesazh e ka dërguar edhe sekretari i Jashtëm i Britanisë, David Cameron.

Back to top button