Pence mbërrin në Korenë e Jugut

Pence mbërriti sot në Korenë e Jugut pas dështimit të testit koreanoverior

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence mbërriti sot në Korenë e Jugut për të filluar një tur katër ditor në rajonin Azi-Paqësor, për të garantuar aleatët përballë armatosjes koreanoveriore që gjatë ditës së djeshme dështoi në testimin e një rakete.

“Avioni i zëvendëspresidentit u ul në bazën ajrore të Osan për pak çaste pasi Pheniani u përpoq të testonte një raketë, por që shpërtheu gati menjëherë”, sipas Komandës Amerikane të Paqësorit.

Më pas Pence do të takohet me zëvendëskryeministrin koreanojugor, për të biseduar kryesisht për çështje të mbrojtjes.

Back to top button