11 pacientë me Covid-19 me oksigjeno-terapi

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se në trajtim mjekësor janë 44 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar me Covid-19 dhe 32 të tjerë post-covid.
Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, përderisa në mjekimin intnesiv të Klinikës Infektive ka 1 pacient.
Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient
Spitali i Prizrenit, 1 pacientë
Spital i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Gjakovës, 4 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë.
Në Kosovë aktualisht janë 444 raste aktive me COVID-19./21Media 

Back to top button