11 projekte energjetike në Gjilan
Viti kaluar solli 11 projekte energjetike në Gjilan
“Rruga e Bujanocit”, “Rruga Qarkore”, “Veleknica”, “28 Nëntori”, janë vetëm disa nga projektet e përfunduara investive në rrjetin elektrik të komunës së Gjilanit.
Problemet e Gjilanit me energji për shkak të rrjetit të stërvjetëruar ishin të kahmotshme. Kështu deklaron numri një i kësaj komune, Lutfi Haziri. Ai kërkon që investime të tilla të vazhdojnë meqë kërkesat e qytetarëve janë të mëdha.
Haziri potencon edhe bashkëpunimin e mirë që Komuna ka me Kompaninë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS. Sipas tij Gjilani dhe Anamorava ka nevojë urgjente për investime të mëdha në rrjet.
Të gjitha këto investime kanë ndikimin parësor në kualitetin dhe stabilitetin e furnizimin për ekonomitë familjare ndërsa minimizon ekspozimin ndaj rrezikshmërisë.
“Investimet ndikojnë drejtpërdrejt në furnizimin me tension stabil e kualitativ ndërsa që teknologjia e vënë është e standardeve më të larta europiane të kohës”, thonë nga KEDS-i./21Media