11 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Në Kosovë u regjistruan të premten edhe 11 persona të infektuar me koronavirus.
Rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 1,366 mostrave, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, duke u thirrur në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Sipas njoftimit, në 24-orëshin paraprak u shëruan 17 pacientë.
Kosova ka regjistruar në total 107,894 raste me koronavirus.
Prej tyre, 2,264 pacientë kanë vdekur dhe 105,531 janë shëruar./21Media

Back to top button