11 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1 mijë e 514 testime të realizuara, 135 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Rastet pozitive janë nga: në Shkup – 91, Kumanovë – 14, Kavadar – 7, Strugë – 4, Prilep – 3, Manastir, Strumicë, Sveti Nikollë, Kriva Pallankë dhe Demir Hisar – 2, Shtip, Koçani, Gjevgjeli, Vinicë, Vallandovë dhe Kratovë – 1.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 330 pacientë të shëruar, ndërkaq, 11 pacientë e kanë humbur betejën me COVID-19.
Viktimat janë nga: 2 nga Shkupi (67 dhe 79), Kriva Pallanka (67 dhe 76) dhe Kumanova (73 dhe 74) dhe nga një i vdekur nga Makedonska Kamenica (82), Ohri (80), Prilepi (74), Probishtipi (64) dhe Shtipi (70).
Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 6 mijë e 187./21Media

Back to top button