11 viktima nga Covid-19 në Maqedoni të Veriut

Në 24 orët e fundit janë shënuar 11 viktima si pasojë e Covid-19 në Maqedoni të Veriut, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Ndërkaq, nga 2.938 teste të kryera janë regjistruar 444 raste të reja me koronavirus.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë se numri i pacientëve të shëruar është 467.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni të Veriut janë regjistruar gjithsej 211.382 raste, prej të cilëve 195.624 janë shëruar.
Aktualisht janë 8.352 raste aktive me Covid-19 në nivel vendi./tv21

Back to top button