11 viktima nga përmbytjet në Turqi

Të paktën 11 persona humbën jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut në Turqi.
Një person tjetër është zhdukur në provincën e Bartin, tha të enjten Presidenca e vendit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) .
Përmbytjet goditën provincat bregdetare të Bartin, Kastamonu, Sinop dhe Samsun të mërkurën, duke prishur shtëpi dhe ura dhe duke përmbysur makina. Helikopterët u përpoqën gjithashtu për të shpëtuar disa njerëz të bllokuar në çati, transmeton rtv21.tv.
Shumë nga zonat e prekura mbetën pa energji elektrike dhe rrugët e fshatit u bllokuan./21Media

Back to top button