111 km/h në zonën 50km/h, Policia ndëshkon shoferin
Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor të Ferizajt, ka gjobitur një 23 vjeçar i cili ngiste automjetin e udhëtarëve duke tejkaluar shpejtësinë për më shumë se dyfish se sa shpejtësia e lejuar.
Sipas Policisë, në zonën e kufizimit 50km/h, shoferi zhvilloi shpejtësi prej 111 km/h.
“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot në ora 16:00 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ” Driton Islami ’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 111 km/h”, njofton Policia.
Në komunikatën e Policisë bëhet e ditur se, ndaj shoferit me inicialet Q.J i është shqiptuar një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro, 5 pikë negative dhe një vit masë mbrojtëse apo heqje e patentë shoferit.
Sipas Policisë, shoferi e ka pranuar në tërësi kundërvajtjen e shkaktuar./21Media
