Rama: Do ta bëj Prishtinën qytetin ku njerëzit kanë qejf me jetu

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është mysafiri i parë i ftuar në ciklin e emisioneve verore “21 Gradë” në RTV21.
Rama, i cili njëherësh është edhe kandidat për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e 12 tetorit, u zotua se do ta transformojë Prishtinën në mënyrën më të mirë për qytetarët.
“Me kriju një qytet që krijon hapësira për me jetu e me punu, për mirëqenie të shëndetit edhe mendor edhe fizik, për një jetë që të krijon mundësi edhe me planifiku të ardhmen… me planifiku që edhe fëmijët e vet me jetu në këtë qytet”, tha Rama në 21 Gradë, i cili po udhëhiqet nga Arjola Demiri dhe Granit Miftari./21Media