Vazhdojnë bisedimet për evakuimin e popullatës në Siri

Delegacioni negociator i regjimit po shqyrton kërkesën në lidhje me evakuimin e 10 mijë personave të mbetur në Fua dhe Kefreja

Vazhdojnë bisedimet mes regjimit të Bashar al Asadit dhe ushtarakëve të opozitës, për evakuimin e popullatës nga disa rajone të Sirisë, pas evakuimit të 7.350 personave nga 4 rajone.

Delegacioni negociator i regjimit po shqyrton kërkesën në lidhje me evakuimin e 10 mijë personave të mbetur në Fua dhe Kefreja.

Përballë kësaj opozitarët kërkojnë nga regjimi lejimin e daljes së 4.000 personave që dëshirojnë të dalin nga Madaja si dhe daljen e 150 opozitarëve nga rajoni Zebadani.

Në mesin e kërkesave të opozitarëve është edhe dalja e afërsisht 1.000 civilëve dhe opozitarëve në kampin Jermuk ku janë strehuar refugjatët palestinezë në kryeqytet si dhe lirimin e 1.500 të burgosurve nga burgjet e regjimit.

Back to top button