12 mijë nxënës më pak në këtë vit shkollor!

Rreth 12 mijë nxënës më pak kanë vijuar vitin shkollor 2021-2022, ndërsa sfidë për sistemin parauniveristar mbetet zbatimi i kontratës kolektive në komuna. Kështu tha kryesuesi i Kolegjiumit për Arsim parauniversitar, Samir Shahini gjatë raportimit të tij para anëtarëve të Komisionit për Arsim ku së bashku diskutuan për gjendjen e arsimitparauniversitar në nivel komunal. Ai përmendi edhe grevën e SBASHK-ut për të cilin tha se duhet të shikohet interesi i nxënësve pasi ky vit shkollor është dëmtuar mjaftueshëm. /21Media

Back to top button