12 milionë vajza të mitura martohen çdo vit

Rreth 4 mijë vajza deri në 19 vjeç janë martuar gjatë 2017-ës në Shqipëri

12 milionë vajza të mitura martohen çdo vit. UNICEF ka nisur një fushatë për të ndaluar plagën e rëndë në shoqëri, duke bërë thirrje për reagim edhe në shqipëri

Në fushatën për të ndaluar martesat me minorene, UNICEF ka publikuar një mesazh përmes të cilit kërkon angazhimin e të gjithë shoqërisë. Në video shihet se si kundrejt një pagese një burrë martohet me një të mitur, duke treguar vazhdimin e kësaj tradite që mbetet një plagë e rëndë sociale.

Sipas UNICEF-it, çdo vit, mbi 12 milionë vajza martohen para se të mbushin 18 vjeç.

Në Shqipëri 3827 vajza deri në 19 vjeç janë martuar gjatë 2017-ës, përkundrejt 120 djemve të kësaj moshe.

Krahasuar me një vit më parë, sipas INSTAT martesat kanë pësuar rritje, pasi në vitin 2016 kanë qenë 3339 vajza adoleshente të martuara, por mes djemve janë regjistruar vetëm 88 djemë.

Në total grup mosha nën 19 vjeç përbën 17. 4 % të totalit të martesave në Shqipëri, raporton oranews.

Back to top button