Me 12 persona në veturë “fluturon” 200 km\h

Me 200 kilometra në orë dhe me 12 emigrantë në veturë, ka tentuar që t’i ikë policisë!

Kështu e përshkruajnë forcat e rendit në Maqedoni, aksionin e tyre që zhvilluan mbrëmë, dhe ku arrestuan 13 trafikantë të dyshuar të emigrantëve. I dyshuari me 12 migrantë në veturë, sipas policisë, i kishtë vendosur katër viktima në bagazh, dhe duke e ditur këtë gjë, forcat e rendit, kanë ndjekë me kujdes këtë operacion. Vozitësi i veturës, bashkë me 12 të tjerë, dyshohen se ishin pjesë e një skeme ndërkombëtare të trafikimit me migrantë, shkruan TV21.TV

“Pas bastisjeve janë gjetur më shumë gjësende që janë përdorur në procedurën hetimore. 6 vetura, disa telefona mobil, sim kartela, para në vlerë prej 27 250 euro, 1 pistoletë marka M-57, karikator me 5 plumba, notes me të dhëna për persona dhe shuma për para”, tha Llato Vellkovski, Drejtor i Drejtorisë për Siguri Publike.

Vellkovski informoi se policia ka një vit që po përcjell shtetasit e saj dyshuar, kurse ndaj tyre janë zbatuar edhe masa të posaçme të hetimit.

Organizatorët e grupit janë shtetas afgan dhe pakistanez dhe kanë operuar në Greqi, Maqedoni dhe Serbi.

Vellkovski tha se nuk ka asnjë polic që dyshohet se ka pasur lidhje me grupin.

Nga Prokuroria Themelore në Shkup, informojnë se janë marrë masa për procedimin e23 padive penale të ngritura nga policia, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale, trafikim me emigrantë, dhe organizim të grupeve që do të trafikojnë emigrantë dhe të mitur.

Policia është në kërkim edhe të 10 të dyshuarve të tjerë, të cilëve prokuroria iu ka shqiptuar masën e paraburgimit./21Media

Back to top button