12 persona të plagosur në Mykolaiv
Dymbëdhjetë persona u plagosën pasi qyteti jugor i Ukrainës, Mykolaiv u vu nën zjarr të fortë të hënën mbrëma.
“Armiku bombardoi qytetin masivisht natën. Rusët i drejtojnë raketat e tyre në zonat e banuara, qendrat tregtare, qendrat rekreative dhe ndërtesat e banimit”, informoi në Telegram Kyrylo Tymoshenko, nënkryetar i zyrës së Presidentit.
Kryebashkiaku i Mykolaiv-it, Oleksandr Sienkevych tha se dy spitale u dëmtuan nga bombardimet, por nuk pati të lënduar, shkruan CNN, përcjell rtv21.tv
Administrata ushtarake rajonale tha se forcat ruse vazhduan zjarrin kundër komuniteteve përreth Mykolaivit, por nuk kishin shkaktuar viktima.
Fshatrat përgjatë kufirit midis Mykolaivit dhe Khersonit janë bërë vijat e frontit, ndërsa forcat ukrainase përpiqen të depërtojnë në mbrojtjen ruse në rajon./21Media