12 qytetarë të Kosovës u infektuan me COVID-19
Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë konfirmuar 12 raste të reja me COVID-19, nga 1 mijë e 421 teste të kryera.
Rastet e reja janë nga komunat: Gjilan 8, Prishtinë 2, dhe nga një rast në Podujevë e Gjakovë.
Gjatë këtyre orëve nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, kurse janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar në 105,509 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë dhënë 11 mijë e 518 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 282 mijë e 180 doza të vaksinës.
Deri më sot 78 mijë e 298 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media