12 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin covid-19 në 477 testime të realizuara në 24 orët e fundit. Në total numri i rasteve aktive është 148.
Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.034.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 128 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Kurse, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.610 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.891 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.604 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./21Media

Back to top button