12 të plagosur në fluturimin e aeroplanit nga Katari

Dymbëdhjetë persona u plagosën për shkak të turbulencave në një fluturim të kompanisë ajrore Qatar Airways nga Doha në Dublin, njoftuan autoritetet e aeroportit.
Aeroporti i Dublinit në një deklaratë tha se avioni u ul në mënyrë të sigurt siç ishte planifikuar para orës 13:00.
Tetë pasagjerë u dërguan më pas në spital, ndërsa operacionet e fluturimit në aeroport mbeten si zakonisht.
Incidenti vjen disa ditë pas vdekjes së një 73-vjeçari britanik në një fluturim nga Londra drejt Singaporit, i cili përjetoi turbulenca të rënda.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?