Miratohet programi Kombëtar për zbatimin e MSA-së

Zbatimi i MSA-së i hap rrugë Kosovës të aplikojë për statusin kandidat në BE

Kryesuesit të seancës të Kuvendit, Xhavit Halitit i është dashur dy herë që ta hedhë në votim Programin Kombëtar për zbatimin e MSA-së për periudhën 2017-2021, pasi deputetët, edhe pse ishin në sallë, herën e parë nuk e votuan atë. Megjithatë, në herën e dytë, programi për zbatimin e MSA-së mori 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Po ashtu, u miratua plan programi për punën e Kuvendit të Kosovës për vitin 2017, edhe pse deputetë të opozitës adresuan një sërë kritikash ndaj këtij plani./21Media

Back to top button