125 raste të reja me Covid-19 dhe 5 viktima në Shqipëri

 

Gjatë 24 orët e fundit, u shënuan 125 raste të reja me Covid dhe 5 viktima në Shqipëri.

Në spitalet Covid, aktualisht po trajtohen 175 pacientë.

Rastet ditore të identifikuara janë të shpërndara në bashkitë si vijon: 46 raste në Tiranë, 12 raste në Durrës, nga 7 raste në Elbasan, Mirditë, nga 6 raste në Krujë, Kavajë, Bulqizë, Kuçovë, nga 5 raste në Vorë, Gjirokastër, 4 raste në Gramsh, nga 2 raste në Shkodër, Berat, Kamëz, Mat, nga 1 rast në Kurbin, Kukës, Has, Tropojë, Pogradec, Sarandë, Selenicë.

Viktima – Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 74 vjeçare nga Korça, një 78 vjeçar nga Kukësi, një 89 vjeçare nga Vlora dhe 2 qytetarë nga Tirana : një 50 vjeçar dhe një 86 vjeçar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Të shëruar –43 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6831 që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (18 Shtator 2020)

Testime totale              78050

Raste pozitive              12073

Raste të shëruara          6831

Raste Aktive                 4889

Humbje jete                    353  (Qarku Tiranë 169, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 22, Fier 18, Korçë 16, Lezhë 14, Kukës 10, Dibër 7, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2). /oranews

Back to top button