13 kandidatët e AAK-së për kryetarë të komunave

 
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) ka njoftuar se janë miratuar nga Këshilli Drejtues 13 kandidatë për kryetarë të komunave, për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.
Këta janë emrat e 13 kandidatëve:
Agron Kuçi –Junik
Ardian Gjini- Gjakovë
Ali Krasniqi –Obiliq
Bali Muharremaj –Suharekë
Bashkim Ramosaj- Deçan
Bekë Berisha- Istog
Besnik Tahiri –Podujevë
Daut Haradinaj-Prishtinë
Faton Jakupi- Kamenicë
Mensut Ademi- Vushtrri
Rrustem Berisha- Pejë
Smajl Latifi –Rahovec
Zenun Elezaj- Klinë
“Në proces është miratimi edhe i kandidatëve të tjerë. Aleanca do të garojë në të gjitha komunat me shumicë shqiptare, përpos në Hanin e Elezit”, thuhet në njoftimin e AAK-së./21Media

Back to top button