13 raste të reja me koronavirus në vend

 
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi, ndërsa nga 1 mijë e 162 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 820.
Në total numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë është 324./21Media

Back to top button