13 të vdekur, mbi 2 mijë e 200 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 13 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, ndërsa nga 7.038 teste të kryera, janë regjistruar 2.269 raste të reja me virusin korona, përcjell TV21.
1.169 raste janë regjistruar vetëm në Shkup. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se janë regjistruar edhe 1.420 pacientë të shëruar.
Nga MSh kanë njoftuar se 11 pacientë të tjerë që kanë ndërruar jetë në periudhën p03-16.01.2022 janë regjistruar në raportin e sotëm për Covid-19.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 247.663 raste, prej të cilëve 222.306 janë shëruar, kurse 8.139 kanë ndërruar jetë. Aktualisht janë 7.218 raste aktive me koronavirus, shkruan TV21./21Media

Back to top button