13 të vdekur pas temperaturave -49 gradë Celsius

Te të vdekurit janë gjetur sasi të larta të alkoolit në gjak

Të paktën 13 persona kanë vdekur nga hipotermia në qytetin Burjatia, në Siberinë Lindore, në ditët e para të vitit, ku temperaturat kanë arritur deri në minus 49 gradë Celsius.

Sipas medias ruse, te pothuajse të gjitha viktimat janë gjetur sasi të larta të alkoolit në gjak.

Ditët me mot ekstrem kanë përfshirë të gjithë Evropën, që vetëm gjatë një jave shkaktoi vdekjen e 13 personave, veçanërisht në Zvicër, Austri dhe  Gjermani.

Qindra persona kanë mbetur të bllokuar në rajonet alpine për shkak të rrezikut të orteqeve, ndërkohë që, erërat e forta kanë provokuar anulimin e shumë fluturimeve.

Back to top button