13 vjet nga vendimi i GjND-së, Haradinaj: Ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se rreshtimi i Kosovës kah vlerat perendimore duhet të jetë i pakompromis.
Haradinaj në 13-vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ka thënë se kjo ishte ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë.
“13 vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, legjitimoi përpjekjet tona historike, të drejtën tonë për shtet. Vendimi i GjND-së është ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë të shtetformimit dhe shtetndërtimit”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se rruga e vetme e Kosovës është kah vlerat perendimore.
“Rreshtimi kah vlerat perëndimore dhe orientimi ynë euro-atlantik duhet të jetë synimi ynë i pakompromis. Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-në, është rruga e vetme për realizimin e synimeve tona si shtet”, është shprehur Haradinaj./21Media
Back to top button