13 vjetori i pavarësisë, kjo është agjenda e aktiviteteve

 

Qeveria e Kosovës ka treguar agjendën shtetërore të aktiviteteve për Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Do të ketë një sërë aktivitetesh, duke përfshirë, homazhe, ekspozita, si dhe aktivitete kulturore.

Po ashtu edhe nëpër komuna të Kosovës do të ketë aktivitete të ndryshme me rastin e shënimit të 13-vjetorit të Pavarësisë.

Kjo është agjenda e plotë:

Agjenda shtetërore e aktiviteteve për Ditën e Pavarësisë së Kosovës

17 Shkurt 2021

08:00

Ngritja Flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së

(Të pranishëm u.d. Presidentja Osmani, Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti dhe KOMFSK)

Vendi: Oborri i ZKM-së

09:00

Homazhe te varri i Presidentit Rugova

(Vendosje kurorash me lule nga liderët shtetëror)

Vendi: Velani – Prishtinë

10:00

Homazhe në KompleksinMemorial Adem Jashari në Prekaz

(Vendosje kurorash me lule nga liderët shtetëror)

Vendi: Prekaz – Skenderaj

10:00

Homazhe tek varrezat e dëshmorëve nëpër komunat e Kosovës

(Vetëm për autoritet komunale : Vendosje buqetash me lule nga autoritetet komunale )

12:00

Manifestimi qendror në Forcën e Sigurisë së Kosovës

(Pjesëmarrja e u.d. Presidentes së Republikës së Kosovës, SH.S.ZNJ. Vjosa Osmani dhe Kryeministrit në Detyrë Sh.T.Z. Avdullah Hoti)

Vendi: Kazerma “Adem Jashari”-Prishtinë

13:00

Ekspozita “ Jeta dhe vepra e Sali Çekut”

Vendi: Muzeu Kombëtar i Kosovës

14:00

Ndarja e çmimeve vjetore për letërsi

Vendi: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

18:00

Pritja shtetërore për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës (Pritje organizohet nën Patronatin e u.d. Presidentes së Kosovës, SH.S. Vjosa Osmani)

Vendi: Golden Imperial – Veternik , Prishtine

20:00 Koncerti recital i këngëtarit Ilir Shaqiri Vendi: Klan Kosova – Prishtine

( Nën Patronatin e Kryeministrit të Kosovës Z.Avdullah Hoti )

Agjenda e aktiviteteve në komunat e Republikës së Kosovës:

1.Të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës, udhëzohen që në orën e parë të mësimit, në datën 16 shkurt 2021, të diskutojnë për 17 shkurtin 2008, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

2.Të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, udhëzohen që të stolisin rrugët dhe sheshet kryesore të qyteteve me flamurin e Republikës së Kosovës.

Agjenda e aktiviteteve kulturore dhe sportive

15 Shkurt 2021

Shfaqja e filmit

17:00-19:00
‘Nëntor i Ftohtë’ nga Ismet Sijarina

Vendi : Kino ABC

16 Shkurt 2021

11:00 Ekspozitë e fotografisë së reporterit Asllan KrasniqiVendi: Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani“- Prishtinë

12:00 Loja e veteranëve të futbollit Kosovë – ShqipëriVendi: Stadiumi Fadil Vokrri – Prishtinë

17:00 Koncerti festiv i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Shota”

Vendi: Teatri Kombëtar i Kosovës – Prishtinë

17:00-19:00

Shfaqja e filmit
‘Babai’ nga Visar Morina

Vendi : Kino ABC

19:00

Koncert festiv i Filarmonisë së Kosovës

Vendi: Salla e kuqe “Pallati i rinisë dhe sporteve” – Prishtinë

17 Shkurt 2021

10:00

Gara e Pavarësisë- Federata e Gjimnastikës

Vendi: Prishtinë

10:00

Turniri i Pavarësisë-Federata e Mundjes Vendi: Hani i Elezit

10:00 Turniri i Pavarësisë- Federata e Ping-PongutVendi: Prishtinë

11:00 Vrapimi i Pavarësisë- Federata Atletike Vendi: Viti

17:00-19:00

Shfaqja e filmit
‘Zana’ nga Antoneta Kastrati

Vendi: Kino ABC

19:00 Premierë e Teatrit Kombëtar të Kosovës, shfaqja “Pamje revolucioni”, regjia Kaltërim BalajVendi: Teatri Kombëtar i Kosovës – Prishtinë

18 shkurt 2021

19:00 Shfaqja e Baletit Kombëtar të Kosovës “Exil”Vendi: Teatri Kombëtar i Kosovës – Prishtinë./21Media

Back to top button