138 pacientë në trajtim nga COVID-19, 99 në oksigjenoterapi

 

Në QKUK, klinikat COVID, dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 138 pacientë.

SHSKUK-së, njofton se 57 janë të konfirmuar me COVID-19, 3 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 99 janë në okisgjenoterapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 86 pacientë, 1 në gjendje të rënduar, 26 të konfirmuar me Sars Cov-2 dhe 71 janë me oksigjeno-terapi.

Klinika e Pulmologjisë ka 62 pacientë, Klinika Infektive 23 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 1 pacient.

Ndërsa në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 52 pacientë, ku 31 të konfirmuar pozitivë 28 me oksigjeno-terapi e 1 në gjendje të rëndë.

Spitali i Pejës ka numrin më të madh të pacientëve me 17 pacientë të shtrirë. spitali i Prizrenit ka 9 pacientë, spitali i Gjakovës, 7 pacientë, spitali i Gjilanit 9 pacientë, ai i Ferizajt 3 pacientë, i Mitrovicës 3 pacientë dhe i Vushtrrisë 4 pacientë./21Media 

Back to top button