138 raste aktive me COVID-19
Në Kosovë janë 138 raste aktive me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në raportin e publikuar dje ka njoftuar se nga 485 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërsa është bërë e ditur se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Dje janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 52./21Media