“1386€ në muaj për të jetuar normalisht?!” – thotë Gërxhaliu

Ekonomisti, Safet Gërxhaliu, në emisionin “Horizonti i Mesditës” në RTV21, ka folur për pagat në Kosovë. Ai shtoi se paga 1386 euro do të ishte e mjaftueshme për të jetuar normalisht.
“Është ngritur një debat mbi pagën minimale 500 euro, mirëpo, bazuar në trendet aktuale dhe në inflacionin aktual, një familje katër anëtarëshe, për një jetë jo luksoze, por të dinjitetshme, duhet t’i ketë të paktën 1386 euro. Dhe për t’i fituar nuk është lehtë, të pakta janë ato familje që e kanë një komoditet. Kriza sociale është duke vazhduar”, tha Gërxhaliu./RTV21/21Media
Për më shumë, ndiqeni videon më poshtë: