Binaku: Sukseset e Majlindës- vullneti i çelikt!

Agim Binaku ka folur rreth karrierës së Majlinda Kelmendit

Gazetari i sportit dhe autori i emisionit “2 me 1”, Agim Binaku në emisionin “Click” të RTV21 ka folur rreth karrierës së Majlinda Kelmendit dhe ai ndër të tjera zbuloi edhe një “sekret” interesant për të, shkruan rtv21.tv

Binaku tha Majlinda e ka potencuar vet se ajo nuk ka talent në xhudo mirëpo  vullneti i çelikt dhe puna e saj dhe e trajnerit Driton Kuka ka bërë që ajo të jetë aty ku është.

Binaku po ashtu tha se Mjalinda vazhdon të jetë një sportiste e cila të lë pa fymë pasi që ajo shihet se është duke punuar është këmbngulse dhe idhnake  dhe në rrethanat në të cilat është rritur dhe ka rrjedh karriera e saj mund ta quajmë një rrëfim krenarie.

Ndryshe sot xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Xhudos i cili u mbajtë në Poloni. Po ashtu me medalje nga ky kampionat është kthyer edhe xhudistja tjetër kosovare, Nora Gjakova e cila fitoi medaljen e bronztë./21Media

Back to top button