14 migrantë në një kamion, në mesin e tyre gra dhe fëmijë

Në një kamion me targa vendore që e drejtonte i dyshuari shtetas i Shqipërisë, janë gjetur 14 migrantë (6 fëmijë dhe 8 të moshës madhore) shtetas afganë, në mesin e tyre edhe një grua të cilës iu është ofruar trajtim mjekësor. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:00 në Hani të Elezit.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, ndërsa është bërë e ditur se rasti vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button