14 pacientë me COVID-19 në spitalet e Kosovës
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës njoftoi se 14 pacientë me COVID-19 po marrin shërbime shëndetësore, 3 në Klinikën Infektive dhe 11 në spitalet e përgjithshme.
Sipas tyre, 42 pacientë të tjerë janë në trajtim si raste post-COVID, në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.
Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-COVID, sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë
Spital i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 7 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 11 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë./21Media