14 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 14 raste të reja me COVID-19, nga 1 mijë e 707 testime të kryera.
Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 402.
Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 443.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë e 748 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 575 mijë e 375 doza të vaksinës.
Deri më sot 735 mijë e 357 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Back to top button