14 viktima nga COVID-19
Si pasojë e infektimit me Covid-19 kanë vdekur edhe 14 persona në 24 orët e fundit, duke e quar në total numrin e vdekjeve në 2 mijë e 859 kosovarë.
Sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik nga 6.882 mostra të testuar janë shënuar 368 edhe të reja me COVID-19
Në 24 orët e fundit është raportuar se janë shëruar 1.382 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 142.064.
Në total numri i rasteve aktive është 13.473.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.675 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.110.286 doza të vaksinës. Deri më sot 399.341 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media