14 viktima nga COVID-19 në Maqedoni

 

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3 mijë e 73 testime dhe janë regjistruar 46 raste të reja me COVID-19.

Rastet e reja janë nga: 19 në Shkup, 5 Radovish, Prilep dhe Kërçovë 4, Kumanovë 3, Strumicë, Manastir dhe Gositvar 2, dhe nga 1 rast në Negotinë, Ohër, Strugë, Gjevgjeli dhe Berovë.

Ndërkaq betejën me virusin e kanë humbur 14 persona, 8 prej tyre nga Shkupi, nga 2 në Gostivar dhe Kërçovë dhe nga 1 në Kumanovë dhe Tetovë.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë regjistruar 147 pacientë të shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar gjithsej 155 mijë e 117 pacientë, ndërsa prej tyre 147 mijë e 190 janë shëruar dhe 5 mijë e 356 kanë humbur jetën. Momentalisht numri i rasteve aktive në Maqedoni është 2 mijë e 571./21Media

Back to top button