14 viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

 

Regjistrohen 62 raste të reja me Covid-19, nga 2.557 testet e bëra gjatë 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Kanë ndërruar jetë 14 pacientë, ndërsa janë shëruar 245 persona.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, deri tani në vend janë bërë gjithsej 756.480 testime të Covid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar në vend, nga fillimi i epidemisë arrin në 154.698, numri i të shëruarve është 145.851, i të vdekurve është 5.211, kurse numri i rasteve aktive arrin në 3.636./TV21

Back to top button