14 viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.592 testime të realizuara, 190 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona, transmeton TV21.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 193 pacientë të shëruar nga Covid-19, ndërkaq 14 pacientë e kanë humbur betejën me korona virusin./TV21
Back to top button