14-vjeçari qëlloi për vdekje nënën

 
Një djalë 14-vjeçar vrau nënën e tij në emër të nderit përpara një gjykate në provincën Swabi në Pakistan.
Sipas mediave lokale, Nesehat Bibi, kishte shkuar në një gjykatë për të marrë lirinë me kusht pas paditjes nga bashkëshorti i saj për tradhti bashkëshortore. Ajo ishte ulur në dhomën e pritjes për të përgatitur dokumentet e saj, kur ndodhi ngjarja, transmeton rtv21.tv.
Sipas njoftimeve, një djalë iu afrua zonjës në dhomën e pritjes dhe më pas hapi zjarr ndaj saj, duke e vrarë atë. Raporti thoshte se vrasësi ishte djali i saj.
Djali u përpoq të ikte, por policia arriti ta arrestojë.
Sipas raporteve, gruaja 42 vjeçare ishte nënë e pesë djemve dhe tre vajzave. Burri i saj paraqiti një raport më 25 maj 2021, duke fajësuar që gruaja e tij u largua me mikun e saj dhe u martua me të. Më vonë policia i arrestoi të dy.
Policia tha se i akuzuari është 14 vjeç dhe babai i tij e inkurajoi atë që të qëllonte nënën e tij në emër të nderit./21Media

Back to top button