14 vjet nga vdekja e presidentit Ibrahim Rugova

Veliu: Presidenti Rugova shënoi shekullin e shqiptarëve

U bënë 14-vjet nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Me këtë rast Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë homazhe tek varri i tij. Homazhe tek varri i ish presidenti të Kosovës, Ibrahim Rugova bëri edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi e qytetarë të shumtë. LDK gjithashtu mbajti akademi përkujtimore në nderim të jetës së presidentit Rugova. U tha se presidenti Rugova shënoi shekullin e shqiptarëve./21Media

(Përgatiti: Kujtesa Bajrami – Fana, Kamera: Lulzim Fana)

 

Back to top button