Nën diell, ka vend të njëjtë edhe për fëmijët me shikim të dëmtuar

“Bota e fëmijëve- Fillim i ri” sot mirëpriti dhjetëra fëmijë të cilët u argëtuan dhe përgëzuan këtë vend

I notuar me pesë në dorë, Filipi 8 vjeçar, nxënës i klasës së tretë mëson në shkollë për rehabilitimin e fëmijëve dhe të rinjve me shikim të dëmtuar. Ai është me shikim të dëmtuar dhe thotë se në mungesë të kompjuterëve në shkollë ka ardhur në Qendrën “Bota e fëmijëve- Fillim i ri”, shkruan tv21.tv

“Dua më shumë të jem në shtëpi të luaj në kompjuter. Në shkollë nuk ka programe me audio sepse unë nuk shikoj dhe mua më duhet me program të tillë, kurse unë dua të dijë se çka do të thotë ajo”, tha Filipi.

Qendra për fëmijë dhe të rinj me shikim të dëmtuar , “Bota e fëmijëve- Fillim i ri” sot mirëpriti dhjetëra fëmijë të cilët u argëtuan dhe përgëzuan këtë vend.

Suaret Alishani kryetar i kësaj Qendre thotë se fëmijët kanë nevojë për përkrahje psiko-sociale në mënyrë që të jenë të motivuar dhe të jenë më kreativ.

“Si organizatë hapin Qendër për përkrahje psikike sociale fëmijëve me pengesa të caktuara, si dëgjimit, të folurit dhe fëmijëve me rrezik social. Prioritet i jepet fëmijëve me pengesa në shikim. Në këtë Qendër do të shfrytëzohet ushtrime për prekje senzore si dhe për shikim, dëgjim dhe të folurit. Temat janë rreth sipërmarrjes, se si duhet ti shfrytëzojnë aftësitë e tyre me shikim të dëmtuar  në moshë të re”, tha Suaret Alishan, Kryetar i OJQ “Bota e fëmijëve – Fillim i ri”.

Nën moton “ Nën diell, ka vend të njëjtë për secilin”,  Organizata joqeveritare “Bota e fëmijëve- Fillim i ri” lajmëroi se së shpejti do të hapin portal të tyre, i cili do të jetë me karakter social, dhe interaktiv në përkrahjen e personave me shikim të dëmtuar dhe të prekur me rrezik social./21Media

Back to top button