AGK reagon për kërcënimin ndaj Berat Buzhalës

Buzhala u kërcenua me vdekje

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar nga anëtari Berat Buzhala se ai ka pranuar kërcënime të vazhdueshme përmes rrjetit social Facebook, bëhet e ditur nëpërmjet një komunikate të AGK-së

 “Çdo lloj i kërcënimit të gazetarëve, duke përfshirë edhe ato që kryhen përmes rrjeteve sociale, paraqesin shqetësim për organizatën tonë. Duke ju referuar rastit konkret, ne presim efikasitet në hetim nga Policia e Kosovës dhe organet e tjera të drejtësisë. Njëkohësisht konsiderojmë se me shpeshtimin e rasteve të kërcënimit të gazetarëve përmes rrjeteve sociale ka ardhur koha që Policia e Kosovës të krijoj një qasje të re në mënyrën e trajtimit të tyre”, shkruhet në komunikatën e AGK-së. Duke shtuar se ata inkurajojnë të gjithë kolegët gazetarë që, çdo herë kur pranojnë kërcënime të tilla t’i raportojnë në polici.

Ndryshe, Berat Buzhala, ka marrë kërcënime me vrasje nga një person i quajtur Fitim Boshnjaku. Në mesazhet kërcënuese që ia ka dërguar, Boshnjaku ka kërkuar që ai të mos e përmend Shpend Ahmetin sepse ai është në gjendje ta vrasë nëse e bën këtë./21Media

Back to top button