148 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

 

 

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Verit njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1 mijë e 224 testime të realizuara, 148 persona kanë rezultuar të infektuar më COVID-19.

Rastet pozitive janë nga: Shkup-50, Kumanovë-4, Dibër-2, Shtip-2, Prilep-9, Tetovë-11, Veles-2, Manastir-6, Kavadarc-6, Gostivar-3, Gjevgjeli-1, Strumicë-6, Kriva Pallankë-3, Radovish-3, Koçan-18, Berovë-11, Vallandovë-1, Sveti Nikollë-6, Kërçovë-5 dhe Negotinë-1.

Instituti i  Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 65 pacientë të shëruar.

Të shëruarit janë nga: Shkup-15, Kumanovë-5, Shtip-6, Prilep-3, Tetovë-3, Strugë-2, Veles-1, Manastir-4, Ohër-5, Kavadarc-1, Gostivar-6, Strumicë-4, Kriva Pallankë-2, Radovish-2 dhe Koçan-6.

Betejën me virusin korona e kanë humbur 3 pacientë në 24 orët e fundit./TV21

Back to top button